Ballina BOTA SHBA, vazhdon beteja ndaj murit ndarës me Meksikën

SHBA, vazhdon beteja ndaj murit ndarës me Meksikën

A view of the North Portico of the White House, Wednesday June 14, 2017 in Washington D.C. (Official White House Photo by Joyce N. Boghosian)

Në SHBA vazhdon ende beteja politike për çështjen e financimit të një muri ndarës në kufirin me Meksikën, që është bërë shkak për një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale.

Mbyllja e një të katërtës së agjencive qeveritare që filloi të premten në mesnatë ende nuk po gjen zgjidhje edhe pse të dyja palët, demokratët dhe republikanët, duket se i kanë paraqitur oferta njëra-tjetrës.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se mbyllja mund të vazhdojë edhe në janar.

Mbyllja e agjencive qeveritare ka prekur qindra mijëra punonjës federalë në të gjithë vendin dhe pritet të zgjasë të paktën deri të enjten, kur Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati të mblidhen përsëri.