Ballina BOTA SHBA, Trump: Vrasja e gazetarit Khashoggi, maskimi më i keq në histori

SHBA, Trump: Vrasja e gazetarit Khashoggi, maskimi më i keq në histori

Presidenti amerikan Donald Trump e ka konsideruar përgjigjen e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi si “mbulimin më të keq ndonjëherë” të një vrasjeje. Ai gjithashtu tha se vrasja është kryer në mënyrë mjerane dhe maskimi i këtij krimi ishte një nga më të këqinjtë në historinë e fshehjes së rasteve të rënda.

“Ishte një fiasko totale, – shtoi më tej ai. – Mund të them se ata nuk duhet ta kishin menduar kurrë këtë gjë, por edhe pse e çuan në mendje diçka të tillë, gjithçka bënë ishte shumë e keqe. Kjo gjë nuk duhej të kishte ndodhur”.

Presidenti Trump theksoi faktin se kushdo që ka organizuar komplotin dhe është bërë pjesë e tij do të jetë në telashe të mëdha.

Lajmi për zhdukjen e Khashoggi u bë i ditur më 2 tetor, pasi ai hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe nuk doli më kurrë prej andej. Që nga ajo kohë Arabia Saudite ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, fillimisht duke thënë se ai ishte larguar nga konsullata, ndërsa pak ditë më parë lajmëruan se gazetari ishte vrarë gjatë një përplasjeje fizike.