SHBA/Trump e quan COVID-19, “virusi kinez”, plas polemika

66

Donald Trump e ka cilësuar koronavirusin si “virusin kinez”, duke përshkallëzuar një përplasje diplomatike SHBA-Kinë për situatën e krijuar nga COVID-19.

Pasi lajmëroi për reçesion të hënën, lideri i SHBA u drejtua në Twitter me këto fjalë:

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin me forcë ato industri, si Airlines dhe të tjera, që preken veçanërisht nga Virusi Kinez. Ne do të jemi më të fortë se kurrë më parë! ”

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Geng Shuang tha se Trump duhet së pari të kujdeset për çështjet e tij. “Disa politikanë amerikanë janë përpjekur të stigmatizojnë Kinën …gjë të cilën Kina e dënon me forcë,” tha ai në një konferencë shtypi të martën. “Ne i bëjmë thirrje SHBA të ndalojë këtë mënyrë të përbuzshme. Ne jemi shumë të zemëruar dhe e kundërshtojmë ashpër atë që shkruhet në Tweet.

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë apel të mos ketë terma që lidhin virusin me Kinën ose qytetin e Wuhan, ku u zbulua për herë të parë, në mënyrë që të shmangen diskriminimi ose stigma.