Ballina BOTA SHBA, tornado në Alabama, 23 persona humbin jetën

SHBA, tornado në Alabama, 23 persona humbin jetën

Të paktën 23 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pasi tornadot goditën shtetin e Alabamas, në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç viktimave, tornadot ka shkaktuar dëme katastrofike në ndërtesa dhe rrugë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndaluan operacionin gjatë natës për ta rinisur në mëngjes për shkak të rrezikut. Më shumë se 6 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve, përmes një postimi në Twitter, që të jenë të kujdesshëm.