Ballina BOTA SHBA sulmon kompaninë Huawei

SHBA sulmon kompaninë Huawei

Qeveria amerikane iu ka kërkuar vendeve aleate të shmangin pajisjet e telekomunikacionit të markës Huawei.

Ky veprim do të shtonte presionin mbi prodhuesin e pajisjeve të telekomunikacionit, e cila është kritikuar ashpër për lidhje të afërta me qeverinë kineze.

SHBA ka ndaluar furnizimin e kompanive amerikane me pajisje të markës Huawei, ndërsa Australia ka bërë të njëjtën gjë për pajisjet e rrjetit 5G.

Huawei vazhdimisht ka mohuar akuzat por nuk është e vetmja kompani kineze nën shënjestër.

ZTE, gjithashtu ka marrë një gjobë për shkeljen e sanksioneve amerikane.