Ballina BOTA SHBA, shtyhet dënimi për ish gjeneralin Flynn

SHBA, shtyhet dënimi për ish gjeneralin Flynn

Në SHBA, gjykata e shtyu dhënien e dënimit për ish këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili pranoi fajësinë se kishte gënjyer Byronën Federale të Hetimeve për kontaktet e tij me Rusinë.

Gjyqtari Emmet Sullivan, tha se do të priste për informacione shtesë nga të dyja palët deri në muajin mars para se të shpallte dënimin. Zoti Flynn doli nga gjykata nën britmat e protetsuesve.

Prokurori i posaçëm Robert Mueller ka thënë se dënimi për zotin Flynn nuk duhet të përfshijë burgimin, duke marrë parasysh bashkëpunimin e personit në fjalë me prokurorët.

Por gjyqtari Sullivan tha se nuk mund të garantojë nëse do t’ia kursejë burgun ish gjeneralit. Vendimi i së martës nënkupton se dënimi do të shpallet më vonë, kur Flynn të jetë në gjendje të bindë më mirë gjyqtarin se bashkëpunimi i tij ka ndihmuar hetimet e institucionet e zbatimit të ligjit.