Ballina BOTA SHBA, shpallet i pafajshëm pas 22 viteve burg, nëna e viktimës gjen...

SHBA, shpallet i pafajshëm pas 22 viteve burg, nëna e viktimës gjen fajtorin

Christopher Tapp, nga Idaho e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hyri në qeli kur ishte vetëm 20 vjeç, i dënuar me burgin të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një shoqeje, ndërkohë që tani, në moshën 42-vjeçare, u shpall i pafajshëm, pasi nëna e viktimës arriti të gjejë vetë fajtorin e vërtetë.

Më 13 qershor 1996, Angie Dodge gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, në Idaho Falls. Autoritetet arrestojnë Christopher Tapp, duke arritur edhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Por, ai asnjëherë nuk pushoi së deklaruari se ishte i pafajshëm dhe nëna e vimtimës me sa duket e besonte atë. Ajo kurrë nuk reshti së kërkuari për vrasësin e vërtetë të vajzës së saj. Ajo zbuloi se autori i vërtetë i përdhunimit dhe vrasjes ishte Brian Leigh Dripps, një burrë që, në periudhën kur ndodhi vrasja, banonte pikërisht përball shtëpisë së Angie Dodge.

Në këtë mënyrë, përveçse zbardhi të vërtetën e vrasjes së vajzës së saj, nëna e viktimës i dha edhe pafajësinë Christopher Tapp.