Ballina BOTA SHBA, senatori Engel: Mosliberalizimi i vizave për kosovën, tradhti e BE

SHBA, senatori Engel: Mosliberalizimi i vizave për kosovën, tradhti e BE

Senatori republikan Eliot Engel deklaroi se ndihet i zhgënjyer nga politika e deritanishme e komisionarit të Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

Ky i fundit deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është shtyrë deri në vitin 2020. Përmes një postimi në Twitter, Engel tha se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim. Mes të tjerash ai shtoi se refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, shkruan Engel.