Ballina BOTA SHBA, senatori Corker: Asnjë dyshim për përfshirjen e Princit Saudit të kurorës...

SHBA, senatori Corker: Asnjë dyshim për përfshirjen e Princit Saudit të kurorës në vrasjen e Khashoggi

Dy senatorë republikanë konfirmuan sot se nuk kanë asnjë “dyshim” mbi faktin që princi saudit i kurorës urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, pasi u informuan pa praninë e medias të konkluzioneve të CIA-s.

Ky qëndrim kundërshton në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin amerikan, Donald Trump, i cili deklaroi publikisht se shërbimi sekret nuk gjeti absolutisht asgjë të sigurt.

“Nuk kam asnjë dyshim në lidhje me faktin se princi saudit i kurorës, Mohammed ben Salman urdhëroi vrasjen dhe është informuar për të gjithë ngjarjen,” – deklaroi për median, Bob Corker pas takimit me Gina Haspel, drejtoreshë e CIA-s.