Ballina BOTA SHBA, Senati kundërshton tërheqjen e trupave nga Siria dhe Afganistani

SHBA, Senati kundërshton tërheqjen e trupave nga Siria dhe Afganistani

Senati i Shteteve të Bashkuara, ndonëse i udhëhequr nga republikanët miratoi një ligj, që kundërshton planet për tërheqjen e menjëhershme trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani. Ligji paraqet një kundërshtim ndaj planeve të presidentit Donald Trump për tërheqje nga Siria dhe Afganistani.

Projektligji u hartua nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell, i cili, në fakt, shumë rrallë ka folur kundër presidentit Trump. Ligji i propozuar nga republikanët gjeti edhe mbështetjen e demokratëve dhe kaloi me 68 vota pro dhe 23 kundër.

Ligji nënvizon rrezikun e një tërheqjeje të shpejtë nga konflikti dhe thekson nevojën për angazhim diplomatik dhe zgjidhje politike për konfliktet në Siri dhe Afganistan.