Ballina BOTA SHBA, senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

SHBA, senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

Senati amerikan, ka në plan të votojë sot një rezolutë për dhënien fund të mbështetjes amerikane për ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në luftën civile në Jemen. Një grup senatorësh republikanë pritet t’u bashkohen kolegëve demokratë në miratimin e rezolutës. Senatori Bob Menendez është demokrat nga shteti Nju Xhersi.

“Legjislacioni ynë nuk thotë se është fundi i marrëdhënieve tona me Arabinë Saudite. Por po themi se Arabia Saudite duhet të ndryshojë. Ky është motivi ynë, dhe nuk e di për presidentin.”

Senatori republikan Lindsey Graham përfaqëson Karolinën e Jugut.

“Marrëdhëniet aktuale me Arabinë Saudite nuk po funksionojnë për Amerikën. Kanë qenë aleatë strategjikë dhe mund të jenë në të ardhmen. Por, aktualisht është më shumë një barrë se sa një aset. E them këtë sepse ai vend, i udhëhequr nga Princi i Kurorës, i cili ka qënë shkatërrimtar si dhe incidenti me gazetarin Khashoggi, është një prej të shumtëve, por më skandalozi.”

Mëngjesin e së mërkurës, Senati me shumicë republikane votoi bindshëm që të fillojë debatin për masën, duke vepruar në kundërshtim me administratën e zotit Trump. Administraka ka argumentuar fuqishëm kundër thyerjes së bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe aleatit të vjetër, Riadit.