Ballina BOTA SHBA, rihapet kufiri ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas

SHBA, rihapet kufiri ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas

Autoritetet amerikane rihapën vendkalimin kufitar San Ysidro ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë, pasi e kishin mbyllur atë të dielën në përgjigje të një përpjekje të migruesve që të vërsulen drejt kufirit.

Më shumë se 500 burra, gra e fëmijë thyen bllokadat e policisë meksikane dhe agjentët amerikanë të sigurisë hodhën gaz lotsjellës derisa helikopterët po fluturonin përmbi.

Sekretarja e sigurisë kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se vendkalimi ishte mbyllur për shkak të sigurisë publike në përgjigje të përpjekjeve të numri të madh migruesish që kërkonin të hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme.