Ballina BOTA SHBA, raporti për ngrohjen globale: Do të ketë fatkeqësi natyrore

SHBA, raporti për ngrohjen globale: Do të ketë fatkeqësi natyrore

Sipas një raporti të qeverisë amerikane, në Shtetet e Bashkuara është duke u shtuar ndikimi i ndryshimeve klimatike, i cili shihet konkretisht në stuhitë e fuqishme, thatësirat dhe zjarret në pyje.

Në raportin “Vlerësim për Klimën Globale”, paralajmërohet se do të ketë fatkeqësi natyrore më të fuqishme dhe më afatgjata, të shkaktuara të paktën pjesërisht, nga ngrohja globale.