Ballina BOTA SHBA, pse ka rëndësi arrestimi i drejtoreshës së Huawei

SHBA, pse ka rëndësi arrestimi i drejtoreshës së Huawei

Arrestimi i drejtueses së lartë të Huaejit, ka tronditur botën e biznesit dhe mund të dëmtojë paqen tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës.

Meng Uançu, drejtuesja e kompanisë teknologjike kineze (Huawei), u arrestua në Vankuver të Kanadasë me kërkesë të autoriteteve amerikane. Ajo akuzohet se ka ndihmuar Huauejin të mbulojë shkeljet e sanksioneve me Iranin.

Ligjvënësit amerikanë thonë se Huaueji është një kërcënim kombëtar për SHBA-të. Zyrtarët kinezë kanë bërë thirrje që Meng të lirohet. Media shtetërore kineze, thoshte se SHBA po përpiqet ta bllokojë Huauejin për shkak se konkurron tregun.

Ekspertët thonë se kjo ngjarje do të nisë një luftë të re tregtare me Kinën, dhe pasojat për marrëdhëniet midis dy vendeve mund të jenë më të rënda.