Ballina BOTA SHBA, prokurorët përgatiten të ndjekin penalisht themeluesin e Wikileaks

SHBA, prokurorët përgatiten të ndjekin penalisht themeluesin e Wikileaks

Prokurorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndjekin një çështje penale kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, duke përshkallëzuar një betejë të gjatë që synon të godasë grupin e tij anti-sekret, edhe pse vetë ai mbetet i fshehur në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Wikileaks u bë i njohur gjatë dekadës së fundit për botimin e dokumenteve që nuk ishin publikuar më parë. Në një rast të profilit të lartë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, grupi publikoi disa e-maile të demokratëve, që agjencitë e inteligjencës amerikane kishin zbuluar.

Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat ndaj tij, të cilat ai i ka mohuar.