Ballina Aktualitet SHBA, presidenti Trump-Ramës: Treguat udhëheqësi

SHBA, presidenti Trump-Ramës: Treguat udhëheqësi

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përgëzuar qeverinë shqiptare për veprimet e ndërmarra kundër regjimit iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Europë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin,” – shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar kryeministrit Rama.