Ballina BOTA SHBA, presidenti trump për Brexit: Ujdia me BE-në kërcënon tregtinë

SHBA, presidenti trump për Brexit: Ujdia me BE-në kërcënon tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump la të kuptohet se ujdia e Brexit-it që arriti Theresa May mund të kërcënojë një marrëveshje tregtare SHBA-Mbretëri e Bashkuar.

Për të pakti i tërheqjes së Londrës tingëllon si një arritje goxha e madhe për BE-në dhe nënkupton se Britania mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me Shtetet e Bashkuara.

“Nëse do t’i hidhnit një sy tani tekstit të marrëveshjes, do të shikoni se Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të bëjë tregti me ne. Dhe kjo nuk do të ishte aspak gjë e mirë. Nuk besoj se kanë pasur këtë në mend,” – deklaroi Trump.

Komentet erdhën pasi May u përball të hënën me kritika të ashpra ndaj marrëveshjes së saj të Brexit-it nga deputetë të të gjitha krahëve në Dhomën e Komuneve e u përpoq të argumentonte se marrëveshja do të ndihmonte të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të rifituar kontrollin e ligjeve, parave dhe kufijve.