Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump nuk përjashton dërgimin e ushtrisë në Venezuelë

SHBA, presidenti Trump nuk përjashton dërgimin e ushtrisë në Venezuelë

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënvizuar se dërgimi i ushtrisë në Venezuelë është opsion i mundshëm, teksa ka bërë të ditur se ai ka refuzuar një takim me presidentin Nicolas Maduro.

“Sigurisht, është opsion,” – tha presidenti Trump gjatë një interviste për CBS.

Presidenti Trump tha se muaj më parë presidenti venezuelan Maduro i kishte kërkuar takim, por ai e kishte refuzuar.

Shtetet e Bashkuara kanë njohur Juan Guidado si udhëheqës të Venezuelës, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm. Ndërkohë, dhjetëra mijëra persona në Venezuelë protestojnë kundër qeverisë së presidentit Maduro, duke kërkuar që ai të largohet nga pushteti.