Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump: Mur me Meksikën ose ‘mbyllim’ qeverinë federale

SHBA, presidenti Trump: Mur me Meksikën ose ‘mbyllim’ qeverinë federale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për të “mbyllur” qeverinë federale, nëse Kongresi nuk kalon një projektligj që përfshin fonde për murin me Meksikën.

“Mbyllje nëse demokratët nuk votojnë për sigurinë kufitare!” – shkruajti Trump në Tëitter.

Nëse asnjë projektligj nuk kalon dhe nënshkruhet nga Trump që nga e premtja mesnatë, atëherë fondet për disa agjenci federale do të bllokohen.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projektligj të përkohshëm të shpenzimeve që përfshinte më shumë se pesë miliardë dollarë fonde për murin në kufirin me Meksikën.