Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump konfirmon zyrtarisht samitin me me Kim Yong Un

SHBA, presidenti Trump konfirmon zyrtarisht samitin me me Kim Yong Un

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se diplomatët amerikanë kishin pasur një “takim shumë produktiv” me zyrtarët e Koresë së Veriut, ndërsa njoftoi se samiti i tij i radhës me udhëheqësin e Penianit, Kim Jong Un, do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

“Përfaqësuesit e mi sapo kanë dalë nga Koreja e Veriut, pas një takimi shumë produktiv dhe është caktuar një datë për Samitin e dytë me Kim Jong Un. Takimi do të zhvillohet në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, më 27 dhe 28 shkurt. Unë pres që të shoh Kryetarin Kim & avancimet e bëra në drejtim të paqes në rajon,” – tha Trump.

Më parë këtë javë, Trump njoftoi datat për samitin e dytë me Kim dhe tha se do të mbahet në Vietnam, por qyteti nuk ishte zbuluar.