Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump konfirmon vdekjen e Khashoggit

SHBA, presidenti Trump konfirmon vdekjen e Khashoggit

Presidenti amerikan Donald Trump bindet se gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi ka vdekur. “Gazetari  i zhdukur saudit Jamal Khashoggi duket se ka vdekur,” – u shpreh presidenti Trump për mediat, duke shtuar se do të ketë pasoja të rënda për këdo që qëndron pas këtij krimi.

Gazetari saudit u pa për herë të fundit të futej në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë më datën 2 tetor, por që nga ai moment ai nuk është parë të dalë më prej andej. Autoritetet turke akuzojnë Arabinë Saudite për vrasjen e tij, ndërkohë që Arabia Saudite e ka mohuar me forcë një gjë të tillë.

Duke folur për këtë incident, presidenti amerikan ka theksuar se “pasojat e mundshme për Arabinë Saudite do të jenë shumë të rënda.” “Kjo është një gjë e rëndë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, atëherë më duhet ta pranoj se ai është i vdekur,” – ka përfunduar presidenti Trump.