Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump: Kina do të ulë dhe heqë tarifat doganore për...

SHBA, presidenti Trump: Kina do të ulë dhe heqë tarifat doganore për automjetet amerikane

Mbrëmjen e djeshme presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Kina do të ulë dhe heqë tarifat doganore për automjetet amerikane që ajo importon, një ditë pas armëpushimit tregtar me presidentin kinez Xi Jinping.

“Kina pranoi të reduktojë dhe të heqë tarifat doganore për automjetet që vijnë në Kinë nga SHBA-ja. Aktualisht këto tarifa janë 40 përqind,” – shkruan në Twitter, kreu amerikan.

Në korrik, Kina uli në 15 përqind tarifat doganore për makinat e importuara, kundrejt 25 përqind që ishin më parë. Ndërkohë që vendi u përfshi në një konflikt të hapur tregtar me SHBA-në, Pekini rriti tarifat doganore me 25 përqind për modelet e prodhuara në SHBA, duke e çuar vlerën e përgjithshme në 40 përqind.

Pas takimit mes dy homologëve në samitin e G20-ës në Buenos Aires, të dy shtetet njoftuan për një armëpushim tregtar, pa dhënë shumë detaje.