Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump: Kemi mundur ISIS, tëheqim trupat nga Siria

SHBA, presidenti Trump: Kemi mundur ISIS, tëheqim trupat nga Siria

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me anë të një njoftimi në Tëitter ka çuditur me deklaratën e tij e cila pritet të ndryshojë kursin e politikës botërore.

Trump shkroi se SHBA, ka mundur shtetin islamik ISIS, në Siri, ndërsa ka nisur tanimë tërheqja e trupave ushtarakë nga ky rajon.

“SHBA ka mundur grupin terrorist të Shtetit Islamik që ndodhej atje,” – shprehet Trump.

Gjithashtu dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders gjatë një deklaratë për shtyp tha se : “Kemi filluar t’i kthejmë trupat në shtëpi ndërsa kalojmë në fazën e ardhshme të kësaj fushate.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të gatshëm të angazhohen sërish në të gjitha nivelet për të mbrojtur interesat amerikane kurdo që të jetë e nevojshme. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’u mohuar territore, financime dhe mbështetje terroristëve islamik si dhe çdo mjet për të infiltruar në kufijtë tanë”.