Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump këmbëngul për ndërtimin e gardhit kufitar

SHBA, presidenti Trump këmbëngul për ndërtimin e gardhit kufitar

Presidenti i SHBA, Donald Trump këmbëngul se muri në kufirin me Meksikën do të ndërtohet, edhe nëse Kongresi nuk i miraton të gjitha fondet që ai kërkon.

Trump tha se ai nuk është i kënaqur me marrëveshjen e bërë së fundmi, prandaj do të marrë një vendim për miratimin e saj pasi të njihet me hollësitë. Marrëveshja e kompromisit nuk përfshin 5,7 miliardë dollarët që kërkoi Presidenti Trump për ndërtimin e një muri të ri prej 350 kilometrash, por ajo përfshin 1.4 miliardë dollarë për një gardh prej çeliku prej 90 kilometrash, që do t’i shtohet gardhit ekzistuese prej rreth 1 mijë e 100 kilometrash.

“Nuk jam i kënaqur me marrëveshjen. Nuk e bën punën e duhur, por unë do të gjej fonde të tjera, dhe ne kemi për të ndërtuar njëmur të mrekullueshëm, të fortë, që nuk do t’i lejojë kriminelët, trafikantët e drogës dhe drogat të hyjnë në vendin tonë,” – tha ndër të tjera Presidenti i SHBA.