Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump i kërkon OPEC të mos ulë prodhimin e naftës

SHBA, presidenti Trump i kërkon OPEC të mos ulë prodhimin e naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) për të mos ulur prodhimin, në mënyrë që kjo masë të mos reflektohet në rritjen e çmimit të arit të zi.

“Shpresoj që OPEC-u do të ruajë prodhimin në një nivel të qëndrueshëm, jo ta ulë atë. Bota nuk dëshiron të shohë dhe nuk ka nevojë për çmime më të rritura të naftës,” – u shpreh me anë të një postimi në Tëitter presidenti, në prag të takimit të grupit në Vjenë, ku pritet të vendoset nëse do të ulet apo jo niveli i prodhimit.