Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump i hapur për shtyrjen e negociatave tregtare me Kinën

SHBA, presidenti Trump i hapur për shtyrjen e negociatave tregtare me Kinën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se nëse ai sheh përparim në bisedimet tregtare me Kinën, ai mund të jetë i prirur të vazhdojë negociatat përtej afatit të 1 marsit dhe u shpreh se ka shpresa që dy ekonomitë më të mëdha të globit, do të jenë në gjendje të bëjnë një marrëveshje .

Uashingtoni dhe Pekini janë të angazhuar në negociata për të lehtësuar tensionet tregtare përpara këtij afati, ku Shtetet e Bashkuara fillimisht kishin planifikuar të rrisnin tarifat mbi 200 miliardë dollarë të importeve kineze, duke e çuar në 25 për qind nga 10 për qind aktualisht.

Por Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se për shkak të progresit që po bëhej, raundi i bisedimeve të kësaj jave ishte zgjeruar. Ai shtoi se nëse të dy vendet arrinin një marrëveshje, tarifat nuk do të kishte nevojë të rriteshin.
Trump tha se shpreson të takohet së shpejti me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, dhe vendimet më të mëdha tregtare do të bëhen mes dy udhëheqësve, megjithëse ai la hapur mundësinë që ai dhe Xi nuk do të punonin në pikat përfundimtare.
Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Steven Mnuchin tha se të dy vendet kishin përfunduar një marrëveshje të fortë për monedhën.