Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump falenderon Arabinë Saudite për çmimin e naftës

SHBA, presidenti Trump falenderon Arabinë Saudite për çmimin e naftës

President Donald Trump waves after speaking to the media before leaving the White House in Washington, Tuesday, Nov. 20, 2018, to travel to Florida, where he will spend Thanksgiving at Mar-a-Lago. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Marrëdhëniet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump me Arabinë Saudite nuk janë shumë të mira, që pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Por pavarësisht kësaj,Trump falenderoi Arabinë Saudite për uljen e çmimit të naftës. Sipas tij marrëveshjet nuk do të anulohen, për asnjë arsye.

“Çmimet e naftës po bien. Kjo është si një reduktim i taksave për SHBA-të dhe botën dhe është e mrekullueshme. Shijojeni atë. Më parë ishte 82 dollarë kurse tani 54 dollarë. Faleminderit Arabisë Saudite, por le të tërheqim më poshtë,” – ka shkruar Trump.