Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump fajëson Rezervat Federale për lajmet jo të mira ekonomike

SHBA, presidenti Trump fajëson Rezervat Federale për lajmet jo të mira ekonomike

Presidenti amerikan, Donald Trump fajësoi dje shefin e Rezervave Federale (Banka Qendrore Amerikane), Jerome Powell, për lajmet e këqija ekonomike, çka ka nxitur kritika për politikat tregtare dhe ato të taksave nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Trump pretendoi se është faji i Powell lidhur me rënien e bursave dhe pushimin e punonjësve nga ana e ”General Motors” duke shtuar se ishte penduar që i kishte besuar këtë detyrë atij.

“Unë po bëj marrëveshje, ndërkohë që nuk po mbështetem nga Rezervat Federale”, tha Trump në një intervistë për ”Washington Post”.

Gjatë kësaj interviste, presidenti hodhi poshtë akuzat për një ngadalësim të ekonomisë amerikane duke dënuar vendimin e Powell për rritjen e interesave bankare dhe lëvizje të tjera.
”Rezervat Federale po gabojnë me atë që po bëjnë,” -theksoi ai.
Trump ka qenë shumë kritik me Rezervat Federale krahasuar me paraardhësit e tij.
Por, Lawrence Kudlow, kryekëshilltari ekonomik i presidentit amerikan, u tha një grupi gazetarësh dje se Trump asnjëherë nuk kishte kërkuar largimin e Powell.