Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump do të shpallë emergjencën kombëtare

SHBA, presidenti Trump do të shpallë emergjencën kombëtare

Sipas republikanit Mitch McConnell, presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkrujë projektligjin dypartiak për të shmangur mbylljen e qeverisë amerikane dhe më pas do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të financuar projektin e tij për murin me Meksikën.

Duke marrë këtë hap Trump do mundet të shfrytëzojë fondet ushtarake për murin SHBA-Meksikë.

Legjislacioni në fjalë, të cilin pritet ta nënshkruajë Trump, është arritur pas kompromisit mes republikanëve dhe demokratëve dhe përfshin 1.3 miliard dollarë për sigurinë kufitare, duke përfshirë barrierat fizike, mirëpo nuk financon premtimin e presidentit amerikan për murin.