Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump: Do ta mbyllim kufirin me Meksikën

SHBA, presidenti Trump: Do ta mbyllim kufirin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, theksoi sot se do të mbyllet kufiri me Meksikën njëherë e përgjithmonë nëse është e nevojshme.

“Ftoj Kongresin të dhurojë fonde për ndërtimin e murit. Shumë nga migrantët janë kriminelë,” – u shpreh i revoltuar Trump duke theksuar se ata nuk do të hyjnë në SHBA.

Rojat kufitare amerikane njoftuan po sot se kishin urdhëruar rihapjen e pikave të kalimit midis qytetit meksikan të Tijuanas dhe qytetit amerikan të San Diegos.

Ato ishin mbyllur për një periudhë të shkurtër, për shkak të përpjekjeve për kalim të paligjshëm të qindra migrantëve.