Ballina BOTA SHBA, presidenti Trump: Bisedimet për murin, humbje kohe

SHBA, presidenti Trump: Bisedimet për murin, humbje kohe

Në një intervistë për The New York Times presidenti i SHBA, Donald Trump u shpreh se bisedimet mbi murin në kufirin me Meksikën janë humbje kohe.

Trump ka kërkuar 5.7 miliard dollarë për ndërtimin e murit në kufirin jugor. Demokratët refuzojnë ti miratojnë këto fonde duke argumentuar se muri është imoral dhe jo efektiv.

Çarja çoi edhe në mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë e shba, që do të rinisë më 15 shkurt, nëse nuk do të bihet dakord për buxhetin. Trump ndërkohë pretendoi në intervistë se avokatët e tij kishin marrë garanci se ai nuk ishte shënjestër në hetimin e këshilltarit special. Robert Mueller po heton për përfshirjen e mundshme të rusisë në zgjedhjet e 2016.

“Unë do të vazhdoj ta ndërtoj murin dhe ai do të përfundojë,” – tha Trump, duke kritikuar bisedimet që vazhdojnë.