Ballina Aktualitet SHBA, presidenti Meta: Zgjerimi i BE, ndryshimi i vetëm kufitar në rajon

SHBA, presidenti Meta: Zgjerimi i BE, ndryshimi i vetëm kufitar në rajon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm si i ftuar nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, ku vuri theksin tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon, duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas Presidentit i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit evropian.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Evropian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor. Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit evropian,” – theksoi Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.