Ballina Aktualitet SHBA, presidenti Meta: Të ndalohet ç’popullimi i vendeve të Ballkanit

SHBA, presidenti Meta: Të ndalohet ç’popullimi i vendeve të Ballkanit

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin “Transatlantic Leadership Network” të organizuar në Kongresin Amerikan me temë Ballkani Perëndimor.

Presidenti Meta gjatë fjalës së Tij, theksoi ndër të tjera se: “Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit evropian në Ballkanin Perëndimor!”.

“Shpresoj që investitorë më seriozë evropianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë në ekonomitë tona, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona,” – u shpreh ndër të tjera Presidenti.