Ballina Aktualitet SHBA, presidenti Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve

SHBA, presidenti Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

Ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.

Presidenti falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rendësishme të politikës së jashtme.