Ballina Aktualitet SHBA, presidenti Meta merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve

SHBA, presidenti Meta merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në vijim të vizitës së Tij në Uashington D.C, mori sot pjesë në në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, senatorëve, kongresmenëve, si edhe personaliteteve politike e fetare nga e gjithë bota.

Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashketa globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.