Ballina BOTA SHBA, presidenti Donald Trump flet kundër gazetarëve

SHBA, presidenti Donald Trump flet kundër gazetarëve

Një e treta e Shteteve të Bashkuara e shikojnë median si armik, është shprehur kështu presidenti amerikan Donald Trump, duke nisur me këtë deklaratë edhe sulmin e tij ndaj shtypit vendas.

Presidenti Trump pretendon se e ka dënuar me forcë gjuhën e urrejtjes dhe të fanatizmit, por mesa duket qëndrimi i tij nuk është raportuar. “Të gjithë e kemi dënuar urrejtjen, racizmin, paragjykimin në të gjitha format e tyre të shëmtuara. Por, media nuk dëshiron të dëgjojë historinë tuaj, sepse nuk është historia ime, është juaja. Dhe kjo është arsyeja përse 33 përqind e njerëzve të këtij vendi besojnë se lajmet e rreme janë në fakt, më vjen keq që po detyrohem ta them, armiku i popullit,” – u shpreh presidenti Trump.

Kritikët e kanë akuzuar Trump se ka nxitur dhunë përmes retorikave ekstreme e përçarëse kundër rivalëve të vet, shtypit, emigrantëve dhe myslimanëve.

Gjatë javës, presidenti ofroi ngushëllimet e tij në një sinagogë të Pensilvanisë, ku 11 besimtarë hebrenj u qëlluan për vdekje, ndërkohë qindra protestues lëshonin sllogane kundër tij.