Ballina BOTA SHBA, Pompeo: Nuk heqim dorë nga lufta kundër ISIS

SHBA, Pompeo: Nuk heqim dorë nga lufta kundër ISIS

Shtetet e Bashkuara premtuan së fundi se nuk do të heqin dorë nga lufta për të zhdukur grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Sekretari i SHBA, Mike Pompeo është shprehur gjatë një takimi të koalicionit “Të mposhtim ISIS-in” ditën e enjte, duke hedhur poshtë kritikat se që kur SHBA nisën tërheqjen e forcave nga verilindja e Sirisë, ka munguar një rol udhëheqës amerikan.

SHBA u bën gjithashtu thirrje aleatëve të marrin më shumë përgjegjësi për luftëtarët e huaj dhe për rindërtimin e Irakut dhe Sirisë.

“Ju të gjithë e dini se ne duhet të vazhdojmë ta sjellim luftën tek ISIS-i. Këtë bëjmë ne. Ne eliminuam udhëheqësin e ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi dhe pasardhësin e tij të mundshëm”, shtoi Pompeo, duke iu referuar bastisjeve muajin e kaluar që eliminuan dy zyrtarët kryesorë të grupit terrorist. Pyetni secilin prej tyre nëse ka ndonjë mungesë të rolit udhëheqës amerikan,” – u tha zoti Pompeo ministrave nga më shumë se 35 vende dhe organizata.

Forcat e mbështetura nga SHBA në Siri çliruan territorin e fundit të mbajtur nga ISIS-i marsin e kaluar, duke i dhënë fund kalifatit të vetë-shpallur të grupit terrorist. Zyrtarët kanë pohuar, megjithatë, se celulat e ISIS-it në Irak dhe Siri janë duke u përfshirë në një kryengritje të rrezikshme si në Irak ashtu edhe në Siri, duke theksuar se grupi terrorist ka filluar të rivendosë kontrollin në disa zona.