Ballina BOTA SHBA, Pompeo: Ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara

SHBA, Pompeo: Ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë theksoi sot se fundi është pranë për Nicolas Maduro dhe se SHBA-ja nuk e njeh më si president të Venezuelës.

“Jam i bindur se falë venezuelasve ditët e Maduros janë të numëruara”, deklaroi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo në një intervistë për CNN.

“Ne shpresojmë fuqishëm që në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm, regjimi i Maduros do të kuptojë se populli venezuelas ka mundësuar që ditët e tij të jenë të numëruara”, kishte deklaruar Mike Pompeo për televizionin “Fox”.

I pyetur për një ndërhyrje të mundshme të forcave të armatosura amerikane, ai qëndroi konform me linjën e mbajtur që prej fillimit të krizës nga Uashingtoni duke mos e refuzuar këtë mundësi.

“Ne kemi thënë që të gjitha mundësitë janë në tavolinë. Ne do të bëjmë atë që duhet që (…) demokracia të mbretërojë dhe që një e ardhme më e mirë të krijohet për venezuelasit”, theksoi ai për “Fox”.