Ballina BOTA SHBA, piktura “Pool with two figures” shitje rekord për një artist ende...

SHBA, piktura “Pool with two figures” shitje rekord për një artist ende gjallë

Një tablo e piktorit britanik David Hockney e quajtur “Pool with two figures” u shit për 90,3 milionë dollarë gjatë ankandit të realizuar të premten nga “Christie’s” në Nju Jork, duke vendosur kështu një rekord shumë të lartë për një artist i cili është ende gjallë.

Ankandi filloi nga 18 milionë dollarë dhe niveli i 50 milionë dollarëve u kalua në vetëm 30 sekonda.

Tabloja u shit përfundimisht për 80 milionë dollarë në përfundim të rreth nëntë minutave, një shifër që arrin në 90,3 milionë duke shtuar kostot dhe komisionet, gjatë kësaj shitjeje që ishte e fundit në ankandin e madh të vjeshtës në Nju-Jork.