Ballina BOTA SHBA, Pentagoni redukton praninë ushtarake në Afrikë

SHBA, Pentagoni redukton praninë ushtarake në Afrikë

Një zyrtar i SHBA njoftoi se ushtria amerikane ka vendosur të tërheqë qindra trupa të përqendruar në operacionet kundër terrorizmit në Afrikë gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur përqendrimin më të madh të Pentagonit në kundërshtimin e kërcënimeve nga Kina dhe Rusiatë.

“Reduktimi i personelit ushtarak parashikohet të jetë më pak se 10 për qind e 7 200 forcave të përgjithshme ushtarake dhe do të zhvillohet gjatë disa viteve të ardhshme,”- tha komandante Candice Tresch zëdhënëse e Pentagonit.

Tresch gjithashtu shtoi se shkurtimet do të prekin aktivitetet kundërt organizatave ekstremiste të dhunshme në vende si Somalia, Xhibuti dhe Libia, ndërsa në pjesë të tjera të rajonit, duke përfshirë Afrikën Perëndimore, theksi do të zhvendoset nga ndihma taktike, në këshillim, ndihmë, ndërlidhje dhe shkëmbim të inteligjencës.