Ballina BOTA SHBA, ngadalësohet tregu i punës

SHBA, ngadalësohet tregu i punës

Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar gjatë muajit Nëntor, tregojnë të dhënat më të fundit. Kështu, vendet e reja të punës janë rritur me vetëm 155 mijë gjatë muajit, ndërkohë që pritshmëritë flisnin për 198 mijë vende të reja punë.

Papunësia vijon të mbetet pranë nivelit më të ulët që prej vitit 1969, kohë kur edhe ka filluar matja e papunësisë, në vetëm 3.7%. Praktikisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë punësimit të plotë.

Edhe pagat janë regjistruar në rritje, me 3.1% në krahasim me një vit më parë. Ky indikator është ndër më të rëndësishmit për të parë nëse ka presione inflacioniste dhe për të çuar drejt një vendimi Rezervën Federale në politikat monetare. Të dhënat e tregut të punës janë vlerësuar si të dobëta nga investitorët.

Por, kjo është përkthyer në pozitivitet në tregje. Investitorët mendojnë se, kjo gjë do ta bëjë më pak agresive Rezervën Federale vitin e ardhshëm, e për këtë arsye aksionet janë regjistruar në rritje ditën e Premte pas publikimit të të dhënave nga Departamenti i Punës.