Ballina BOTA SHBA, “New York Times”: Facebook ka lejuar gjigantët e web-it të kenë...

SHBA, “New York Times”: Facebook ka lejuar gjigantët e web-it të kenë akses në të dhënat e përdoruesve

Sipas një konstatimi të prestigjiozes Neë York Times rrjeti social Facebook ka publikuar të dhënat e përdoruesve në favor të gjigantëve të Ëeb-it,  si Amazon, Spotify, Microsoft dhe Netflix.

“Për vite me radhë, Facebook-u u ka dhënë disa prej kompanive më të mëdha botërore të teknologjisë të drejta më të zgjeruara aksesi në të dhënat personale të përdoruesve të tij, duke mundësuar përjashtimin e këtyre partnerëve tregtarë nga rregullorja e konfidencialitetit,” – shkruan e përditshmja amerikane, bazuar në dokumenta të brendshme dhe dëshmitë anonime të ish-punonjësve.

Facebook pretendon ndërkohë se përdoruesit e tij i kishin shprehur paraprakisht në mënyrë eksplicite se ishin dakord.