Ballina BOTA SHBA, nënshkruhet marrëveshja e re tregtare për Amerikën e Veriut

SHBA, nënshkruhet marrëveshja e re tregtare për Amerikën e Veriut

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës nënshkruan të premten një marrëveshje të re tregtare për Amerikën e Veriut. Donald Trump, Justin Trudeau dhe Enrique Pena Nieto e nënshkruan paktin, përpara hapjes së takimit të grupit të G-20s që zhvillohet në Argjentinë.

Ajo do të njihet zyrtarisht si marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe që të hyjë në fuqi kërkohet miratimi i ligjvënësve të të tre vendeve. Vëllimi i tregtisë mes tre vendeve do të arrijë një total vjetor prej 1.2 miliardë dollarësh.

Marrëveshja e re zëvendëson NAFTA-n, një pakt që presidenti amerikan Trump e pati kritikuar fort gjatë fushatës së tij presidenciale, duke e quajtur marrëveshjen më të keqe tregtare në histori. Sipas zotit Trump NAFTA ishte arsyeja për humbjen e vendeve të punës së amerikanëve në industrinë përpunuese, prej hyrjes së saj në fuqi në 1994-n.

Kur të tre vendet ranë dakord mbi marrëveshjen e re, më parë gjatë këtij viti, udhëheqësi amerikan e quajti atë një “marrëveshje historike, që do të bëjë siç tha që paratë e vendet e punës të derdhen në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Veriut.