Ballina BOTA SHBA, negociata të reja tregtare me Kinën

SHBA, negociata të reja tregtare me Kinën

Shtëpia e Bardhë raportoi sot se kryenegociatori amerikan, Robert Lighthizer dhe sekretari për Thesarin, Steven Mnuchin do të jenë të pranishëm në Pekin më 14 dhe 15 shkurt për vijimin e bisedimeve tregtare me Kinën.

Këto takime shumë të rëndësishme do të paraprihen duke nisur nga dita e hënë me negociata përgatitore të drejtuara nga ndihmës përfaqësuesi për Tregtinë, Jeffrey Gerrish, bëhet e ditur në një deklaratë ku nuk përmendet ndërkohë prania e Peter Navarro, këshilltari ekonomik i presidentit Donald Trump , i njohur për papajtueshmërinë e tij ndaj Kinës.