Ballina BOTA SHBA në ndihmë të Irakut me sanksionet e energjisë elektrike

SHBA në ndihmë të Irakut me sanksionet e energjisë elektrike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mundësojnë Irakut një lehtësim 90 ditor, duke i lejuar të importojë energji elektrike nga Teherani.

Lehtësimi vjen nga kriza  dhe problemet e shumta në sektorin e energjisë në Irak e cila nuk i plotëson kërkesat e brendshme. Sanksionet amerikane ndaj Iranit kanë filluar së aplikuari në muajin nëntor.

Fillimisht SHBA-ja i ka garantuar Irakut lehtësim prej 45 ditëve, ashtu që t’i lejojë blerjen e energjisë elektrike dhe gazit nga vendi i tij fqinj.

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë agjencisë së lajmeve, “The Associated Press” se lehtësimi për importimin e energjisë elektrike do t’i zgjatet Irakut për 90 ditë.