Ballina BOTA SHBA, miratohet shitja Marokut e 25 avionëve luftarakë F-16

SHBA, miratohet shitja Marokut e 25 avionëve luftarakë F-16

Shtetet e Bashkuara miratuan dje shitjen drejt Marokut të 25 avionëve luftarakë F-16 të gjeneratës së fundit, për një shumë prej 3,8 miliardë dollarësh.

“Përveç modeleve të reja të avionëve F-16, të pajisur me sisteme elektronike dhe armatime të fundit, Uashingtoni miratoi gjithashtu modernizimin në të njëjtin nivel të 23 avionëve më të vjetër F-16 që forcat ajrore mbretërore të Marokut kanë aktualisht në dispozicion, për një shumë prej 985 milionë dollarësh,” – theksoi Departamenti i Shtetit i SHBA në një komunikatë për mediat.

“Kjo shitje nuk do t’i prekë ekuilibrat e forcave në rajon,” – theksohet më tej në komunikatë.