Ballina BOTA SHBA, Michael Bloomberg dhuron 1.8 miliardë dollarë

SHBA, Michael Bloomberg dhuron 1.8 miliardë dollarë

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg po ndihmon në mënyrë financiare studentet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në po të njëjtin universitet ku ai ka kryer studimet. Ai njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins.

Universiteti në Baltimore të shtetit Maryland tha se kontributi i zotit Bloomberg për shkollën ku ai vetë ka kryer studimet, është më i madhi që i është dhënë ndonjëherë një institucioni arsimor në SHBA.

Në këtë mënyrë pas kësaj ndihme financiare universiteti do të mund të eliminojë kreditë studentore duke filluar nga vjeshta e ardhshme dhe do të ofrojë bursa të cilat nuk ka nevojë të shlyhen.

Sipas tyre, universiteti do të zbatojë parimin e pranimit të studentëve në bazë të rezultateve, pa marrë parasysh nëse janë ose në gjendje të paguajnë. Bloomberg tha se shpreson që paratë të lehtësojnë barrën e borxhit për ata që diplomohen.