Ballina BOTA SHBA, Melania Trump zbukuron Shtëpinë e Bardhë për festat e fundvitit

SHBA, Melania Trump zbukuron Shtëpinë e Bardhë për festat e fundvitit

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ka hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë për festat e fundvitit.

Me anë të disa videove, Melania zbuloi pemën e Krishtlindjeve dhe dekorimet për festën, pasi si Zonjë e Parë, një nga punët e saj është të dekorojë shtëpinë presidenciale për sezonin e festave.

Këtë vit tema është ‘Thesaret e Amerikës’ dhe Shtëpia e Bardhë që do presë më shumë se 30 000 vizitorë, u dekorua me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu.