
Meksika ka rënë dakord së fundmi të marrë “hapa të paprecedentë” për të ndihmuar në frenimin e rrjedhës së emigrantëve në Amerikë. kjo ndihmë ka si qëllim që të shmangen tarifat e tregtisë të kërcënuara nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Trump kishte kërcënuar të zbatojë detyrimet e importit prej 5%, duke u rritur çdo muaj, nëse Meksika nuk do të vepronte për të frenuar migrimin. Tarifat duhet të hyjnë në fuqi të hënën.
Marrëveshja, e konfirmuar gjithashtu në një cicërimë nga Sekretari i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, vjen në fund të tri ditëve të negociatave, gjë që e pa Uashingtonin të kërkonte një goditje ndaj emigrantëve të Amerikës Qendrore.
Trump i surprizoi anëtarët e partisë së tij kur njoftoi tarifat e propozuara javën e kaluar.
Ai kishte deklaruar një emergjencë në kufirin SHBA-Meksikë në shkurt, duke thënë se ishte e nevojshme për të trajtuar atë që ai pretendonte ishte një krizë me mijëra migrantë pa dokumente që kalonin kufirin.