Ballina BOTA SHBA, mbërrin në Washington trupi i pajetë i George H.W Bush, qeni...

SHBA, mbërrin në Washington trupi i pajetë i George H.W Bush, qeni nuk i ndahet për asnjë çast arkivolit

Arkivoli i ish Presidentit George H.W. Bush ka mbërritur në Washington D.C., ku do të qendrojë deri të mërkurën. Po bashkë më të është edhe qeni Sully.

Në mediat e huaja kanë qarkulluar imazhe se si qeni i rracës, Labrador që i bënte shoqëri ish liderit amerikan nuk lëvizte nga arkivoli.

Ndërkaq, disa anëtarë të familjes, përfshirë bijtë e tij, ish presidentin George W. Bush dhe Jeb Bush kanë shoqëruar arkivolin e ish Presidentit.

Zëvendëspresidenti Mike Pence ishte midis liderëve republikanë që folën gjatë ceremonisë duke e quajtur Bush një “njeri të mirë”, koha e të cilit si shërbëtor publik “karakterizohej nga mirësia”.

Ish presidenti George H.W. Bush ndërroi jetën në moshën 94-vjecare më 30 nëntor. Pas homazheve në Washington, ai do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën në Hjuston, Teksas.